Arrestohet trajneri i PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier është arrestuar në Francë së bashku me djalin e tij pasi dyshohet se dy vite më parë ka dhënë deklarata diskriminuese. Hetimi u nis në muajin prill, pas pretendimeve së Galtier bëri komente raciste dhe islamofobike për lojtarët kur ai drejtonte skuadrën e Nisës.

Galtier pritet të shkarkohet nga pronarët e PSG-së pas një sezoni shumë të dobët në të cilin kampionët e Francës pësuan 10 humbje brenda vitit 2023, teksa u eliminua nga Champions League në raundin e 1/8-ave.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share