Nga MPB njoftojnë se në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut mbrëmjen e djeshme janë gjetur 63 emigrantë.
Të njëjtit janë transferuar në qendrën për pranim-transferim në Gjevgjeli, ndërsa është arrestuar shoferi 41 vjeç nga Shkupi.
“Me datë 16.10.2023 rreth orës 20:40 në rrugën lokale Stojakovë-Bogdancit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gjevgjelisë kanë privuar nga liria A.D. (41) nga Shkupi. Gjatë kontrollit, në një kamion tip “Scania” me targa të Shën Nikollës, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur 63 emigrantë, 55 prej të cilëve meshkuj, gjashtë gra dhe dy persona të mitur”, njoftojnë nga MPB.