Kaloi në semafor të kuq, ndërsa policëve iu la para për të mos i shkruar dënim. Kështu e ka pësuar një shtetas bullgar, të enjten në Shkup, i cili është arestuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal, përcjell KlanM.
Njoftimi i MPB-së:
Më datën 10.08.2023 rreth orës 14:00 në Shkup, nëpunës policorë të SP Kisella Vodë e kanë privuar nga liria B.E.G (60) nga Petriçi, Republika e Bullgarisë për shkak të kryerjes së veprës penale “dhënie të ryshfetit” sipas nenit 358 të KP-së. Në të vërtetë, B.E.G. është ndaluar nga ana e nëpunsëve policorë pasi ka kryer kundërvajtje në trafik, përkatësisht me automjet transportues “Iveco” ka kaluar në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), kurse pasi që nëpunësit policorë ia kanë kërkuar lejen e qarkullimit ai në të ka lënë të holla (euro) dhe ka thënë se këtë ai e ka bërë që të mos i shqiptojnë gjobë. Nëpunësit policorë menjëherë e kanë privuar nga liria për vepër penale të kryer “dhënia e ryshfetit” sipas nenit 358 të Kodit Penal. Për rastin është informuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër B.E.G. do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë të shpejtë.