MPB njofton se mbrëmë në rrugën “Orce Nikollov” në Shkup ka privuar nga liria personin E.D. i cili me urdhër të gjykatës kërkohej me fletarrestim qendror, për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti.
Pas arrestimit personi në fjalë është dërguar menjëherë në burg për vuajtje të dënimit.