Arrestohet një banor i Haraçinës

Një banor i Haraçinës është arrestuar mbrëmë nga policia, pasi ishte zënë duke bërë transport të drunjve për ngrohje, pa leje përkatëse, përcjell KlanM.

“Më datë 05.05.2023 në ora 18:30 në lagjen Ilinden – Shkup, zyrtarë policorë nga NjPB Gazi Babë kanë privuar nga liria 39 vjeçarin K.S nga fshati Haraçinë, Shkup. Ai është kapur duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion me kamion tip ‘Mercedes’ me targa të Shkupit. Automjeti dhe drunjtë u sekuestruan dhe i kaluan Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Personi i arrestuar, siç përcjell KlanM, është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share