Arrestohet në Tetovë 34 vjeçari nga Dibra / Iu gjetën 42 pako me kokainë

Një 34 vjeçar nga Dibra është arrestuar dhe ndak tij është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditësh, përcjell KlanM. Tek ai, siç njoftojnë nga MPB, janë gjetur pako me kokainë.

“Sonte (21 korrik) gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh personit A.H.(34) nga Dibra dhe i njëjti do të mbahet në Burgun e Shkupit. Mbrëmë rreth orës 01.00 në një parking pranë një lokali hotelierik në Zherovjan të Tetovës A.H. është privuar nga liria nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë dhe gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar 42 pako me kokainë, nga të cilat 4 më të mëdha. Menjëherë ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit me parashtresë përkatëse është paraqitur te gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share