Arrestohet me drogë në Shkup një banor i Gostivarit

Në qytetar i Gostivarit është arrestuiar sonte në Shkup, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, zyrtarët e policisë kanë gjetur drogë, përcjell KlanM.

“Sot (29.11.2023) pas masave operative të marra paraprakisht, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për tregti të paligjshme në SPB Shkup, është privuar nga liria gostivarasi B.J.(31), me banim në Shkup. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh Pasat me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, nën kapuç i është gjetur një qese e madhe me marijuanë”, thonë nga MPB.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share