Arrestohet kleriku i lartë ukrainas për qëndrime pro-ruse

Zelensky ka kritikuar marrjen e drejtimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Rusia si absurde dhe shkatërruese

Një prift ortodoks ukrainas ka rënë në prangat e e autoriteteve me dyshimin se justifikonte krimet e rënda të kryera gjatë luftës në Ukrainë.

Në fillim të javës, ai mallkoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke e kërcënuar me dënim me ferr. Gjatë një seance gjyqësore në kryeqytetin ukrainas, Mitropoliti Pavel hodhi poshtë pretendimin e Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës se ai e justifikonte pushtimin rus të Ukrainës. Pavel i cilësoi akuzat kundër tij si të nxitura politikisht.

Agjentët bastisën rezidencën e tij dhe më pas prokurorët i kërkuan gjykatës të japë urdhër për arrest shtëpiak përderisa zhvillohen hetimet. Murgjit në manastir i përkasin Kishës ukrainase Ortodokse (KUO), e cila është akuzuar se ka lidhje me Rusinë. Mosmarrëveshja rreth pronës, të njohur edhe si Manastiri i Shpellës së Shenjtë, është pjesë e një konflikti më të gjerë fetar që është zhvilluar paralelisht me luftën.

Ndërkaq nga ana tjetër Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar marrjen e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Rusia si absurde dhe shkatërruese. Sipas tij, kjo e dëshmon “falimentimin e plotë të institucioneve ndërkombëtare”.

“Fatkeqësisht, kemi edhe lajme që janë padyshim absurde dhe shkatërruese. Një shtet terrorist filloi të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Nuk ka asnjë formë terrori që Rusia nuk e ka kryer tashmë. Reforma kundër Rusisë është padyshim është e vonuar për të parandaluar që një shtet terrorist që dëshiron të shkatërrojë paqen. Terroristët duhet të humbasin, duhet të mbajnë përgjegjësi për terrorin dhe të mos kryesojnë askund.”

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se Bashkimi Evropian do ta kundërshtojë çfarëdo tentimi për abuzim të presidencës së Këshillit të Sigurimit OKB-së nga Rusia gjatë muajit Prill.

Nga ana tjetër, lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka marrë jetën e 262 atletëve ukrainas dhe ka shkatërruar 363 objekte sportive. Ukraina ka deklaruar se atletët e saj nuk do të lejohen të marrin pjesë në gara. Në fushën e betejës të paktën tre civilë janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur në bombardimet ruse të në Ukrainën lindore. Policia ukrainase vazhdoi të evakuojë banorët e Avdiivka të shkatërruar nga lufta, një qytet në rajonin e Donetsk ku po zhvillohen beteja të ashpra.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share