Arrestohet ish-drejtori i Onkologjisë dhe dy të punësuar

DHËNIA E TERAPIVE ËSHTË ZHVILLUAR PA PENGESË

Policia ka arrestuar ish-drejtorin e Klinikës së Onkologjisë dhe Radioterapisë Nino Vasev si dhe dy punonjës të tjerë, njëri prej të cilëve ës. Arrestimet janë bërë në lidhje me skandalin në këtë Klinikë i cili i referohet keqpërdorimeve të punonjësve të klinikës me imunoterapinë e shtrenjtë me citostatikë për pacientët me kancer. Derisa nga Prokuroria kanë dhënë vetëm informacione të shkurtra se për këtë rast po ndërmerren veprime me urdhër të prokurorit publik, drejtori organizativ i klinikës, Halid Matoshi, i ka konfirmuar informacionet për të arrestuarit.

“Prej këtu janë marrë tre persona. Ish-drejtori dhe dy punonjës. Sekretarja sot nuk është paraqitur në punë, mbase e kanë marrë nga diku, telefoni i është fikur” – tha Halid Matoshi.

Ndërsa drejtoresha e Klinikës së Onkologjisë, Violeta Klisarova, edhe krahas arrestimeve Klinika sot po funksionon normalisht dhe të gjitha terapitë e planifikuara janë në vijim.

“Të gjithë pacientët e planifikuar, ekzaminimet e vazhdueshme, terapitë e planifikuara të pacientëve, si dhe pranimi i pacientëve të rinj po funksionojnë normalisht. Të gjitha ambulancat janë në punë. Ne punojmë me kapacitet të plotë në Klinikë, prandaj ju lus të mos bëni panik. Asnjë nga pacientët nuk do të kthehet. Të gjithë do të marrin terapinë e përshkruar dhe të planifikuar” – tha Violeta Klisarova.

Drejtorët Klisarova dhe Matoshi nuk dhanë detaje të hollësishme por thanë se dhe shtuan se të gjitha informacionet në lidhje me hetimin do të paraqiten nga autoritetet hetimore. Duke u thirrur në informatat e publikuara nga mediat, për dyshime për keqpërdorim të terapive në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, me urdhër gjyqësor, në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, janë bërë kontrolle në Klinikën e Onkologjisë dhe në dy banesa private, ku janë konfiskuar kompjuterë dhe dokumentacion, të cilët më pas i janë dorëzuar për analiza dhe ekspertizës. Lidhur me këtë skandal, në Kuvend u formua Komisioni Hetimor para të cilit dëshmuan ish-ministra të Shëndetësisë, punonjës të klinhttps://www.youtube.com/watch?v=yGXtG_LKKpkikës së Onkologjisë, si dhe zyrtarë të tjerë. /Tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share