Arrestohet hajduti, një pjesë e asaj që është vjedhur i është kthyer pronarit

Ministria e Punëve të Brendhsme njofton se më datën 10.08.2022 në ora 10:40 minuta në rajonin e Draçevës, nëpunës policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme-Njësia për Çështje Kriminalistike Aerodrom dhe Draçevë e kanë privuar nga liria G.J. (50) nga Shkupi. Ai dyshohet se disa orë më herët ka kryer vepër të rëndë penale “vjedhje e rëndë” në një objekt shitjeje në rajonin e Draçevës. Në bisedë zyrtare ai e ka pranuar veprën, kurse një pjesë e sendeve të vjedhura i janë kthyer pronarit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share