Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 21-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike mbi tre të mitur.
Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”.
“Me datë 09.09.2022, në ora 20:00, në Bulevardin “Serbia”, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Aerodromit e kanë privuar nga liria M.L.(21) nga Shkupi. Gjegjësisht, ai paraprakisht ka sulmuar fizikisht një të mitur para një lokali hoteliere në zonën e Kisella Vodës, e më pas ka sulmuar fizikisht edhe dy të mitur të tjerë pranë një shkolle të mesme në zonën e Kisella Vodës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.