Arrestohet 20-vjeçari nga Strumica, policia gjatë bastisjes në shtëpinë e tij ka gjetur drogë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16:00 zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 20 vjeçarin D.I. nga Strumica.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës dhe vaj kanabisi.

Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor të Strumicës, për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share