Tre persona nga Shqipëria janë ndaluar sot nga policia në Aeroportin e Ohrit, pasi kishin përdorur pasaporta të falsifikuara britanike, përcjell KlanM.
“Sot (09.08.2023) në ora 14:30 në vendkalimin kufitar të Aeroportit në Ohër, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria M.V (24), B.I (31) dhe një të mitur, të gjithë nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit dhe kontrollit të pasaportave, është konstatuar se personat në inspektim kanë paraqitur dokumente udhëtimi britanike të falsifikuara”, thonë nga MPB.
Personat e arrestuar janë dorëzuar tek Njësia për krim ndërkufitar për proceduim të mëtejshëm./KlanMacedonia