Arrestohen dy persona nga Velesi, për trafikim të emigrantëve

Nëpunës të policisë nga Stacioni policor për vendkalimin kufitar “Bogorodicë” dje në orën 21:00 në autostradën Gjevgjeli – Shkup, në pikëpagesën Smokvicë, i kanë privuar nga liria D.S. (20) dhe M.I.(36), të dy nga Velesi.

Siç informon MPB, gjatë kontrollit të automjetit transportues “citroen” me targa të Prilepit, të cilin e drejtonte D.S. ndërsa bashkudhëtar ishte M.I., ishin gjetur 26 persona emigrantë ilegalë nga Siria. Ata ishin arrestuar në stacionin policor, ndërsa emigrantët ishin dërguar në qendrën transitore “Vinojug” në Gjevgjeli.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzim adekuat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share