Arrestohen dy dilerë, u gjetën rreth pesë kilogramë drogë

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë dje, zyrtarët policorë kanë privuar T.J.(24) nga fshati Negorci i Gjevgjelisë dhe NI.(26) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit doganor në veturën e pasagjerëve Audi me targa të Gjevgjelisë, e drejtuar nga T.J dhe pasagjeri i së cilës ishte N.I, janë gjetur rreth pesë kilogramë marijuanë.

Siç bëhet me dije nga MPB, T.J tentoi të largohej, por shpejt u kap nga oficerët e policisë.

Personat janë dorëzuar në Drejtorinë doganore për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share