Arrestimi në Vjenë – Beran Aliji ka qenë djalë i mirë thonë fqinjët e tij

MPB po vepron në bazë të kërkesës së parashtruar nga autoritetet Austriake.

  • “Nuk do ta kisha menduar kurrë këtë për të, ai gjithmonë më priste mirë ”, tha një fqinj i tronditur nga bastisja e policisë në shtëpinë e të dyshuarit kryesor për përgatitjen e një sulmi terrorist në Vjenë, Beran Aliji. Ajo shtoi se natyra dhe pamja e djaloshit të bukur kishte ndryshuar kohët e fundit: “Ai rriti mjekrën, la punën dhe udhëtonte shpesh në Vjenë”.

Por mediat austriake po publikojnë detaje të frikshme për planifikimin e sulmit terrorist. Beran Aliji kishtë bërë një bombë në shtëpinë e tij në Ternitz të Austrisë Jugore dhe sipas policisë, si pjesë e përgatitjeve, ai ka pajisur makinën e tij me drita blu të policisë për ta bërë më të lehtë hyrjen në zonën e stadiumit.

Portali “Heute” shkruan se në planet terroriste është përfshirë edhe një djalë 17-vjeçar, dyshohet se nga Bosnja dhe Hercegovina. Gjatë arrestimit të tij u gjetën materiale të ISIS dhe Al-Kaedës, por ai i mohon akuzat.

Paraditen e së mërkurës, njësia speciale “Cobra” ka hyrë në shtëpinë e Beran Alijit, ku ai jetonte me prindërit e tij, të cilët në atë moment ndodheshin me pushime.

Rezultatet e para të hetimit të policies austriake tregojnë se Aliji planifikoi të ngiste makinën e tij Volkswagen të zi në turmën e mijëra tifozëve të Taylor Swift, pastaj t’i sulmonte ata me hanxhar dhe në fund të shpërthente bombën.

Në shtëpinë e prindërve të të dyshuarit, përveç legjitimacionit të rremë të policisë dhe 21 mijë euro para të falsifikuara, në shtëpinë e prindërve të të dyshuarit janë gjetur hanxhar, thika dhe eksplozivë funksionalë, përfshirë edhe detonatorë.

Ndryshe nha MPB e Maqedonisë së Veriut sot kanë deklaruar se janë duke punuar dhe vepruar në bazë të kërkesë së autoriteteve austrika mbi rastin konkret dhe të dyshuarin kryesor Beran Aliji familja e të cilit është me prearjdhe nga Gostivari I Maqedonisë së veriut.

Përveç 19-vjeçarit Aliji , autoritetet austriake, kanë deklaruar se për të njëjtin rast janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë. I arrestuari I fundit është një I mitur me prejardhje nga Iraku. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share