Kontrolli i brendshëm do ta hetojë veprimin e nëpunësve policorë lidhur me arrestimin e gazetarit Furkan Saliu, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Sipas tij, bëhet fjalë për ngjarje penale – juridike.
“Kontrolli i brendshëm do të veprojë tërësisht në pajtim me kompetencat e tij. Kontrolli i brendshëm për këto tre muaj tregoi se ka mundur edhe ndryshe të punohet se si deri tani, dhe në tërësi do të hetohet çdo veprim që është ndërmarrë nga ana e nëpunësve policorë, e i lidhur me këtë ngjarje penale-juridike”, tha Toshkovski.
Ai bëri thirrje, siç tha, “që në këtë ngjarje penale – juridike të shihet ashtu siç është, e ajo është se bëhet fjalë për përplasje të dy grupeve të tifozëve, për përplasje, e cila si e tillë nëse policia nuk intervenonte, ka mundur të jetë shumë më serioze”.
“Aty ka mundur gjendja të jetë shumë më serioze. Aty me gurë është gjuajtur drejt nëpunësve policore, me gurë është gjuajtur nga një grup i tifozëve drejt një grupi tjetër të tifozëve dhe pasi është vendosur rendi nga ana e nëpunësve policorë, shumë është me rëndësi të thuhet se ndeshja ka përfunduar, respektivisht futbollistët e kanë luajtur ndeshjen deri në fund, siç e kanë luajtur, dhe me këtë rast, gjithsesi se nuk do ta përfundonin ndeshjen nëse nuk vendosej rend në kuadër të veprimit”, tha Toshkovski.
Ai ndau hollësira nga ngjarja e djeshme, të cilat, siç tha, “i flet eksluzivisht vetëm në bazë të fakteve, të cilat ka mundur personalisht t’i konstatojë dhe se bëhet fjalë për sulm ndaj nëpunësit policor”.
“Shumë është me rëndësi të dihet se grupet e tifozëve fillojnë fizikisht të përplasen mes vete dhe prej atij momenti intervenon policia që t’i ndajë. Fakt i tretë është se në kuadër të përplasjes fizike mes vete, u konstatua një person, i cili pastaj u arrestua dhe i cili, disa herë fizikisht sulmon pjesëtarë të grupit tjetër të tifozëve, ndërsa me këtë rast fizikisht sulmon edhe një nëpunës të autorizuar policor, i cili pastaj e mposht personin e arrestuar. Në momentin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe nëpunës tjerë policorë, me ç’rast gjatë arrestimit ky person disa herë fizikisht sulmon, si pjesëtarë të grupit tjetër të tifozëve, ashtu edhe nëpunës policorë”, deklaroi Toshkovski.
Po ashtu, shtoi ai, “fakt që u konstatua gjatë ditës së djeshme është se brenda në automjet, pronë e njërit prej të arrestuarve, është gjetur armë zjarri – pistoletë, gjatë kontrollit nga ana e personave të autorizuar zyrtarë. /mia.mk