Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme janë arrestuar dy persona nga Kërçova, për posedim të drogave. Nga MPB thonë se për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor dhe se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
“Më 12.09.2022, rreth orës 23:00 në Kërçovë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Kërçovës kanë privuar nga liria F.M.(28) dhe A.I.(34), nga Kërçova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e F.M. është gjetur marihuanë dhe një tabletë. Gjatë kontrollit në banesë ka qenë prezent edhe A.I. ndërsa gjatë këqyrjes të njëjtës i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe lëndë pluhuri e bardhë”, thonë nga MPB.