Të dielën rikthehen plotësisht shërbimet onlinë për qytetaret
Në kryeqytetin e Malit të Zi Podgoricë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit policia ka kryer disa bastisje nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit.
Në banesat e disa qytetarëve janë gjetur armë, municione dhe dokumente të klasifikuara sekret.
Kryeministri Abazovic, e mirëpriti veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke thënë se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar”.
Sipas Abazovic aksioni u realizua në bashkëpunim me partnerët e Malit të Zi dhe ka qëllim “ruajtjen e interesave kombëtare”.
Mali i Zi që në datë 20 Gusht ka qenë jetë në darën e një sulmi masiv e të vazhdueshëm kibernetik për të cilin zyrtarët vendas fajësojnë hakerët pro-rusë dhe Moskën.
Ekspertët e konsiderojnë këtë sulm si të paprecedentë në intensitetin dhe shtrirjen e tij sepse sipas ekspertëve duke nga Byroja Federale të Hetimeve të SHBA, ka dëmtuar platformat e qeverisë malazeze në internet. Ministri i Administratës Publike, Maraš Dukaj deklaroi në mbledhjen e qeverisë së deri të dielën e ardhshme të gjitha shërbimet online të qeverise malazeze do të jenë në funksion të plotë.
Mali i Zi iu bashkua NATO-s në vitin 2017, pavarësisht kundërshtimit të Kremlinit.
Ky shtet vazhdon të mbetet thellësisht i ndarë mes atyre që kërkojnë rivendosjen e lidhjeve të ngushta me Serbinë dhe Rusinë, dhe atyre që janë në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Klan News