Arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së/ VMRO dhe VLEN akuzojnë Gjykatën dhe Prokurorinë

Derisa kryeministri Hristijan Mickovski dhe partia e tij fajin për arrastisjen e Blerim Ramadanit e kërkojnë tek gjykatësit partnerët e ture të koalicionit VLEN fajin për mos lirimin e tij ja hedhin BDI-së, gjegjësishtë prokurovë të sic thonë ata të afërt me partin e Ahmetit.

Kryeministri thotë se fajtor për arratisjen është gjykata e cila fillimishtë kishte lejuar që Ramadani të shkojë në paraburgim shtëpiak.

“Më pyetët, a kam informacion ku ndodhet, mund të ju them, e di ku nuk ndodhet. Ai nuk është në paraburgim shtëpiak. Pyetja është se pse është vendosur që ai të jetë në paraburgim shtëpiak, sepse vendimi në vitin 2019-të nga Gjykata supreme është shumë i qartë, kur i arrestuari i atëhershëm i cili i cili u kap si rezultat i një fletarresti ndërkombëtar nga Serbia në paraburgim ekstradimi është liruar, përsëris, është liruar. Pse ky gjyqtar bën një gjimnastikë të tillë gjyqësore, inxhinieri, kjo është analizë tjetër”, tha Mickoski.

Për zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti arratisja e Ramadanit nuk është problematike por fajin për mos lirimin e tij e kërkon tek prokuroria e cila sipas tij kontrollohet nga BDI-ja. Mexhiti gishtin e drejtoi tek njeriu I parë I Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar duke mos përmend emrin e tij.

“Mendoj që edhe ju, por edhe ju e dini që Prokurorinë e Krimit të organizuar, e udhëheq kush e udhëheq dhe kush është problem. Në anën tjetër protestojnë për lirimin e tij por veprimet nuk I kanë në korelacion me atë që e thonë. Përkundrazi, kanë qenë në kundërshtim të këtyre vendimeve, për ta ndihmuar ish ushtarin e UÇK-së”, tha Mexhiti.

Për këtë rast me reagim ka dalë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Integristët vlerësojnë se ka dështuar plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe ishte arrestuar në Shkup.

“Mexhiti dhe Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vasalët e të preferuar të VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar. Mickovski dje tha që Mexhiti e Taravari as nuk e kanë hap gojën në qeveri për Blerim Ramadanin dhe që nuk ka dëgjuar se janë lavdëruar për ‘lirimin’ e tij. Mungesa e legjitimitet dhe kredibilitetit të hyzmeqarëve në qeveri po i rrezikon ish ushtarët e UÇK-së, ndërsa po i lë shqiptarët jetim dhe të poshtëruar vetëm për hir të koltuqeve të hyzmeçarëve. Poshtërimi i shqiptarëve është alarmant dhe skandaloz”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Blerim Ramadani, u arratis nga paraburgimi shtëpiak dy ditë më parë pas kishte mar njoftimin e së gjykata ka mar vendim sërish ta kthej atë në paraburgim efektiv në burgun e Shutkës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share