MPB i është përgjigjur partisë opozitare Lsdm lidhur me arratisjen e Blerim Ramadanit.
Në reagimin e MPB-së thuhet se në lidhje me informacionet që vazhdimisht po përhapen në media, e që kanë të bëjnë me arratisjen e personit Blerim Ramadani, njoftojmë se me datë 17.07.2024 në GP Jazhincë nga ana e policisë kufitare, i njëjti është ndaluar dhe dorëzuar në SVR Tetovë pas së cilës është sjellë para organeve gjyqësore. Vërejmë se veprimi i mëtejshëm i gjykatës nuk është kompetencë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por duke pasur parasysh peshën e krimit për të cilin akuzohet dhe duke pasur parasysh se bëhet fjalë për shtetas të huaj, gjykata merr vendim që institucionet shtetërore vështirë se mund ta zbatojnë plotësisht. Gjegjësisht, masa e arrestit shtëpiak të shtetasve të huaj në adresë të huaj është precedent në praktikën aktuale. MPB-ja vazhdon të ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet taktike operative.