MPB: ËSHTË ARRESTUAR, ËSHTË I DËNUAR ME 13 VITE BURG
Mëngjesin e sotëm një i burgosur është arratisur nga burgu i Idrizovës, ndërsa menjëherë sapo ka dalë nga burgu ka grabitur një bastore me armë në Shkup. Arratisja e tij nuk ka zgjatur shume pasi është vënë menjëherë në pranga nga policia.
“Sot në ora 09:13 në rrugën “Bllagoja Stefkovski” në rajonin e Gazi Babës, zyrtarët policor, kanë privuar nga liria D.K. nga Kumanova, i cili mëngjesin e sotëm ishte arratisur nga burgu” – thonë nga MPB.
I arrestuari tashmë është I dënuar me 13 vjet e gjashtë muaj burg ndërsa I kishin mbetur edhe tre vjet e tetë muaj burg për të vujatur dënimin. Gjatë arrestimit, efektivët e policisë kanë qëlluar në ajër për ta paralajmëruar dhe më pas e kanë arrestuar. Atij iu gjetën paratë e vjedhura dhe një pistoletë e kalibrit 9 mm. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës dhe do të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit. /KlanMacedonia/