Arnold Schwarzenneger presidenti i ardhshëm i SHBA?

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm për President në SHBA duket se do shoqërohen nga një debat i madh. Megjithatë ka disa emra të bërë publikë si pretendentë kryesorë për të marrë rolin e Kreut të Shtetit.

Një zgjedhje shumë e çuditshme është Arnold Schwarzenegger! Ish-guvernatori i Kalifornisë ka deklaruar së fundmi se do të ishte fantastike nëse atij do i jepej mundësia të kandidonte.

Në një intervistë për CNN, 75-vjeçari thotë se nëse futet në zgjedhje, ai është i bindur për fitoren.

“Mendojeni pak, kush mund të jetë personi për të cilin të gjithë bien në një mendje?! Ok, mund ta thonë që jam në moshë, por ç’rëndësi ka kjo. E rëndësishme është kush votohet. Kur dikur kandidova për guvernator, isha i qartë se njerëzit po kërkonin një alternativë të re, ndryshe nga një i majtë apo i djathtë. Dikush që e bashkon kombin. Ka shumë gjëra që duhen bërë. Nëse njerëzit thonë PO ne mund ta bëjmë”, u shpreh ai.

Fatkeqësisht për Arnie kjo është ligjërisht e pamundur sepse Kushtetuta thotë se Presidenti duhet të jetë një shtetas amerikan i lindur në Amerikë dhe me origjinë po nga ai vend. Ndërkohë Schwarzenegger është me origjinë austriake dhe u bë amerikan i natyralizuar në vitin 1983.

Ai ka shërbyer si Guvernator i Kalifornisë nga 2003 deri në 2011, duke e bërë atë guvernatorin e dytë me origjinë të huaj në këtë shtet pas John G. Downey me origjinë irlandeze në 1862.

Në vitin 2004 ai nisi fushatën “Ndrysho për Arnoldin“, duke promovuar propozimin e Amendamentit të Mundësive të Barabarta për të Qeverisur, i cili do të shihte që ky rregulli i Kushtetutës të hiqej.

Por pasi propozimi shkoi në Kongres, gjithçka stopoi aty. Duket thuajse e pamundur në këtë pikë që amendamenti të shkojë sërish në gjykata, por asnjëherë nuk i dihet!/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share