Armëpushimi në Gaza/ Hamasi dhe Izraeli fajsojnë njëri-tjetrin për armpushimin

Grupi militant palestinez Hamas dhe Izraeli kane akuzuar njëri-tjetrin për dështimin në finalizimin e një marrëveshjeje per armëpushim, pavarësisht progresit të raportuar nga të dyja palët në ditët e fundit.

Hamasi tha se Izraeli kishte vendosur kushte të mëtejshme, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi grupin se po përmbyste disa prej pikave të marrëveshjes të arritura tashmë.

“Izraeli ka vendosur kushte të reja në lidhje me tërheqjen, armëpushimin, të burgosurit dhe kthimin e të zhvendosurve, gjë që ka vonuar arritjen e marrëveshjes,” tha Hamasi në një deklaratë.

Netanyahu u kundërpërgjigj se Izraeli do të vazhdojë përpjekjet e pandërprera për të kthyer pengjet, shtoi ai. Ndërmjetësuesit amerikanë dhe arabë kanë shtuar përpjekjet për të përfunduar një marrëveshje me faza gjatë dy javëve të fundit. Një nga sfidat ka qenë pakti për vendosjen e trupave izraelite. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, duke folur me komandantët në Gazën jugore, tha se Izraeli do të mbajë kontrollin e sigurisë së enklavës, duke përfshirë zonat e sigurisë, ndërsa nga ana tjetër Hamasi kërkon përfundimin e luftës.

Ndërkohë forcat izraelite vazhduan luftimet mbi Rripin verior të Gazës. Të paktën 20 palestinezë, duke përfshirë pesë gazetarë mbetën të vrarë në bombardimet e vazhdueshme në Rripin e Gazës mëngjesin e së enjtes.

Palestinezët akuzojnë Izraelin se kërkon të shpopullojë përgjithmonë veriun e Gazës për të krijuar një zonë të ndërmjetme. Izraeli e mohon këtë dhe thotë se ka udhëzuar civilët që të largohen nga ato zona për sigurinë e tyre, ndërsa trupat e tij luftojnë kundër militantëve të Hamasit.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share