“Armë për Moskën kundër Ukrainës”, Kim Jong Un pritet të takojë Putinin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, po planifikon që të udhëtojë në Rusi këtë muaj për të takuar Presidentin rus, Vladimir Putin.

Lajmin e ka bërë me dije një zyrtar amerikan për prestigjiozen “CBS”. Sipas të njëjtit burim, të dy liderët do të diskutojnë mundësinë që Koreja e Veriut t’i sigurojë armë Moskës për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë. Akoma nuk është e qartë vendodhja e saktë e takimit mes dy liderëve.

Burimet thanë për “New York Times” se Kim kishte shumë mundësi të udhëtonte me tren të blinduar. Ky takim i mundshëm vjen pasi Shtëpia e Bardhë tha se kishte informacione të reja se negociatat për armët mes 2 vendeve po përparonin në mënyrë aktive.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, deklaroi se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ishte përpjekur që të bindte Penianin që t’i shesë municion artilerie Rusisë përgjatë një vizite të fundit që ai ka zhvilluar në Korenë e Veriut.

“Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të ndërpresë negociatat e saj të armëve me Rusinë dhe të respektojë angazhimet publike që Pheniani ka marrë për të mos ofruar apo shitur armë Rusisë”, tha Kirby.

Mes të tjerash, ai paralajmëroi se SHBA do të ndërmarrë veprime, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve, në rast se Koreja e Veriut do të furnizojë Rusinë me armë për t’i përdorur në luftë kundër Ukrainës./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share