Dior prezanton koleksionin hapës në Paris
Lulet e dimrit janë lajtmotivi i koleksionit të veshjeve për femra të Xhorxho Armanit për periudhën vjeshtë-dimër 2024.
Lulet e stampuara ose të qëndisura në rozë, jeshile apo blu, i shtonin ngjyrat fustaneve, xhaketave, bluzave, çantave e kapeleve ku dominonin bluja e errët dhe e zeza.
E teksa Java e Modës së luksit në Milano u mbyll, ka nisur ajo e Parisit ku stilistja Maria Gracia Kiuri prezantoi koleksionin vjeshtë-dimër për femra, sipas botëkuptimit të saj.
Dominon stili i viteve ’60, me palltot dhe xhaketat e gjata me rripa të rregullt, fustane të shkurtër herë herë me rripa me rruza shkëlqyese, motivet e kuadratëve, e ku dominojnë e zeza, grija apo kafja e zbehtë.
Tv Klan