Roma ka kontaktuar me Chelsean për mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin Armando Broja.
Roma është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe ka hedhur sytë te Chelsea për ndihmë.
Sipas Sky Sport, skuadra e Serisë A ka kontaktuar me Chelsean për 21 vjeçarin, në formë huazimi.
Megjithatë, kuptohet se klubi nga “Stamford Bridge” nuk është i interesuar ta lërë 21-vjeçarin të largohet përkohësisht.
Ai po kërkohet edhe nga AC Milan, ndonëse edhe gjigantët italianë janë të interesuar vetëm për marrëveshje huazimi, transmeton Klankosova.tv
Roma është në kërkim të një sulmuesi të ri pas dëmtimit Tammy Abraham në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar.
Sulmuesi anglez nuk ka gjasa të kthehet në lojë para vitit të ri, duke e lënë Andrea Belottin si opsionin e vetëm të sulmit të Mourinhos.