Armand Duka rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zgjedhur sërish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Mësohet se ai ka marrë 45 vota nga 55 federatat europiane.

Kjo është hera e dytë që Duka zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv për një mandat 4-vjeçar. Kjo është një arritje shumë e madhe për Shqipërinë dhe futbollin tonë duke kaluar kufijtë e përfaqësimit në institucionet më të rëndësishme europiane.

Kujtojmë që ditën e sotme UEFA zhvillon kongresin e 47, kongres që mbahet në Lisbonë. Po ashtu, ditën e sotme Aleksandër Ceferin është rizgjedhur President i UEFA-s deri në vitin 2027./tvklan.al
Lexo gjithashtu
Total
0
Share