ARM sot do ta informojë Stevo Pendarovskin për gatishmërinë luftarake

Shefi i Shtatëmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski sot do ta informojë presidentin dhe komandantin suprem të Forcave të armatosura, Stevo Pendarovski për gatishmërinë luftarake dhe shkallën e realizimit të planeve dhe detyrave të Ushtrisë gjatë vitit 2022.

Brifingu, i cili është obligim i rregullt vjetor i shefit të Shtatëmadhorisë para komandantit suprem, ka për qëllim paraqitjen e situatës në fushat që kanë ndikim në gatishmërinë luftarake të Armatës në vitin vijues. Në brifingun do të marrin pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, përfaqësues të kabinetit të Presidentit dhe gjeneralë në Armatë.

“Presidenti Pendarovski do të njoftohet më hollësisht me shkallën e realizimit në fushat funksionale: menaxhimi i personelit, morali, operacionet brenda dhe jashtë vendit, trajnimet dhe ushtrimet, përkrahja logjistike, planifikimi, lidhjet dhe komunikimet, buxhetimi dhe bashkëpunimi civilo-ushtarak”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share