Arkivoli i mbretëreshës britanike bartet drejt Edinburgut

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II do të dërgohet nga Malësitë skoceze në Edinburg, për t’i dhënë mundësi publikut që t’ia japë lamtumirën e fundit monarkes, e cila qëndroi në fron për shtatë dekada.

Përgatitjet janë duke u zhvilluar në Edinburg, me oficerë policie që shihen të grumbullohen në zonë.

Nga mëngjesi i së dielës, arkivoli i Elizabetës II do të lëvizë ngadalë nga Kështjella Balmoral, nëpër qytete e qyteza drejt Edinburgut. Në kortezh do të jetë edhe vajza e saj, Princesha Ana. Ceremonia e funeralit është caktuar për 19 shtator në Londër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur nëpër pallatet mbretërore prej ditës kur ka vdekur mbretëresha, më 8 Shtator, për të dërguar lule dhe për të kujtuar figurën e saj.

Vdekja e 96-vjeçares është përcjellë me lot, hidhërim dhe kujtime të mira, jo vetëm nga familja e ngushtë e mbretëreshës, por edhe shumë njerëz të tjerë në Britani dhe botë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share