Arizona “gëlltitet” nga pluhuri | Video

Një mur gjigand pluhuri ka përfshirë një pjesë të Arizona-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat lokale kanë raportuar se rreth 7 mijë prona kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e kësaj ngjarje.

Stuhia e pluhurit është 80 kilometra i gjerë, 1828 metrash i gjatë në pikën më të lartë dhe arriti shpejtësi deri në 104.6 kilometra në orë.

Ky fenomen është shumë i njohur në Arabi. Atje i referohen me emrin habub (Haboob). Habubi është një lloj stuhie pluhuri që ndodh nga një rrymë graviteti atmosferike.

Këto lloj stuhish ndodhin rregullisht në rajonet me toka të thata./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share