Policia në Universitetin e Montanës lëshoi një alarm të martën në mëngjes për të paralajmëruar studentët dhe fakultetin për një ari që endet nëpër kampus.
Alarmi i Departamentit të Policisë së Universitetit të Montanës, i dërguar në orën 5:09 të mëngjesit, zbuloi se ariu u pa për herë të parë pranë një “parkingu” për biçikleta jashtë Craig Hall, përcjell Telegrafi.
Policia tha se ariu kishte ndjekur një student për një kohë të shkurtër, por nuk kishte vepruar në mënyrë agresive.
Oficerët e gjetën ariun pranë oborrit Elrod, Craig, Duniway dhe u kërkuan të gjithë studentëve, pedagogëve dhe anëtarëve të publikut që të largoheshin nga zona derisa ariu të mund të hiqej nga kampusi. /Telegrafi/