Skuadra e Dinamos është një ndër klubet më të mira në Balkan, pasi që harxhon shumë të holla për angazhimin e futbollistëve, ndërsa ata (futbollistët) më të mirët në fushë, kanë edhe të ardhura mjaft të larta. Mirëpo skuadra kroate di të shes futbollist më çmime jashtëzakonisht të larta.
Në tre vitet e fundit, skuadra kroate ka harxhuar 26,7 mln euro në angazhimin e futbollistëve të rinj, në emër të dëmshpërbimit. Ndërkohë vetëm për krahasim, Hajduku ka harxhuar 3.9 mln euro, Rijeka 1.85 mln euro.
Dinamo paguan mjaft mirë yjet e futbollit në radhët e saj, ndërsa më i paguari është reprezentuesi i Maqedonisë, Arijan Ademi. Ky i fundit, së bashku me Orshiqin, Livakoviqin, Drmiqin dhe Shutallo-n, kanë paga në vlerë prej gati 1 mln eurosh.
Sipas informatave zyrtare nga klubi kroat, vetëm vitin e kaluar, Dinamo ka harxhuar rreth 22 mln euro në paga të futbollistëve, që është shumë larg nga skuadrat e tjera ballkanike.