Argjentina është kualifikuar në finale të Copa America pas fitores 2-0 ndaj Kanadasë.
Golin e parë për argjentinasit e shënoi Alvarez në minutën e 22-të të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Ndërsa, më të nisur pjesa e dytë ishte Leo Messi ai që realizoi me një goditje brenda zonës për rezultatin përfundimtar, njofton Klankosova.tv.
Argjentina do ta pret në finale fituesin e ndeshjes Uruguai – Kolumbi që luhet nesër nga ora 02:00.