Argjentina fiton dhe kualifikohet

Bardhekaltrit mundën Poloninë 2-0, por garën e vazhdon edhe Lewandowski me shokë

Argjentina dhe Polonia do të vazhdojnë garën në Katar 2022.

Bardhekaltrit nuk gabuan në takimin e tretë në Grupin C dhe mundën përfaqësuesen polake me rezultatin 2-0, duke siguruar vendin e parë. Robert Levandovski luajti nga fillimi, por nuk bëri asnjë gjuajtje drejt portës.

Në 45 mintuat e para, skuadra e drejtuar nga Skaloni u tregua kërkuese, por e pati të pamundur që të thyente portierin Shezni. 32-vjeçari i priti edhe një penallti Mesit në minutën e 39 të lojës. Por Argjentina e nisi pjesën e dytë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në nisje falë MekAlisterit.

Në vazhdim, Polonia u kujdes të mbrohej, ndërsa bardhekaltrit luajtën në sulm. Në minutën e 67, erdhi goli i dytë nga Alvarez.

Kundërshtari i radhës i Argjentinës do të jetë Australia në të 16-at. Kurse Polonia do të përballet me Francën.

Meksika e fitoi takimi ndaj Arabisë Saudite dhe e mbylli fazën e grupeve me 4 pikë, po aq sa edhe përfaqësuesja polake. Por u penalizua për shkak të golavarazhit. Goli i parë për “El Tri” erdhi në minutën e 48 të lojës me autor Martin.

Katër minuta më pas Chavez realizoi mjaft të bukur nga goditja e dënimit. Por sauditët luftuan deri në fund dhe befasuan meksikanët në minutën e 95 me Al Dausari, duke shuar shpresat e rivalve.

Ngushëllimi i vetëm për meksikanët është fitorja e tyre e parë në një botëror.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share