Maqedonia e Veriut në Kampionatin botërorë të atletikës që do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga data 19 deri më 27 gusht, do të prezantohet me maratonisten Ardijana Pop Arsova, e cila do të garon me date 26 gusht.
Këtë për Klan Maqedoni e deklaroi sekretari i përgjithshëm në Federatën e Atletikës së Maqedonisë Veriut Dejan Angelovski “ Maqedonia në këtë kampionat botërorë do të prezantohet vetëm me një garuese dhe ate me martonisten Ardijana Pop Arsova në disiplinën e Maratonës. Nga ajo presim rezultat të mire pse jo edhe record shhtetërorë” tha ai.
Në këtë kampionati botërorë atletikë do të marin pjesë atlet nga të gjitha vendet e botës, ndërsa interesimi pë ta ndjekur këtë event është I madh dhe janë shitur mbi 90% të biletave, ndërsa sipas organizatorit , afër një miliard njerëz do të shikojnë transmetimet televizive në mbarë botën. /KlanMacedonia/