Shkëndija në javën e 10-të të sezonit vjeshtor në transfertë mundi Vardarin me rezultat të sigurt 2:0 dhe tani e vetmuar kryeson tabelën me 23 pikë. Për ekipin kuqezi ishte kjo fitorja e 7-të sezonale pas dy barazimeve dhe një disfate.
Për ndeshjen dhe fitoren kundë ekipit të Vardarit, pas ndeshjes për kanalin zyrtar të klubit flet trajneri Ardian Nuhiu
“Sidomos kur takohen këto dy skuadra, e dimë të gjithë rivalitetin, pavarësisht situatës të ekipit kundërshtarë. Unë mendoj personalisht se është luftuar jashtëzakonisht shumë nga skuadra jonë dhe ky tre pikësh ishte i rëndësishëm për të pasur ecurinë apo vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Këtë fitore u’a dedikojmë tifozëve tanë ‘Ballistëve’ gjithashtu edhe qytetit të Tetovës dhe unë mendoj se këta djem meritojnë të ndjekën sepse në çdo ndeshje po vdesin në fushë, po sakrifikojnë gjithçka për të marrë rezultate pozitive”
Nuhiu tha se futbollistë e ekipit të tij kanë shumë cilësi dhe kualitet, por në disa raste në fusha jo adekuate atyre ua vështirson punën.
“Futbollistët tanë realisht kanë shumë cilësi dhe kualitet, por në momentin kur ka fusha të tilla, na i vështirëson punën dhe nivelizohesh me kundërshtarin. Por, pavarësisht situatës dhe fushës, prap unë mendoj se skuadra krijoi shumë, gjithashtu në pjesën e parë ne mund të shkonim në epërsi, thjesht nuk arritëm që të realizojmë, por u luftua takimi, erdhem tek goli, pastaj është menaxhuar shumë mirë nga skuadra dhe në fund e shënuam edhe golin e dytë.”
Nuhiu theksoi se pas një jave të stërngarkuar pauza dy javore është e mirëseardhur.
“Realisht ka qenë një javë e ngarkuar, sepse kemi pasur çdo tre ditë ndeshje, por do ta shfrytëzojmë këtë pushim dhe gjithashtu do të analizohemi si skuadër. Gjithmonë ka vend për përmirësim dhe ne këtë do të tentojmë ta bëjmë gjatë këtij pushimi.”
Në xhiron e fundit të rrethit të parë ekipi kuqezi më 22 tetor me fillim në ora 14:00 është nikoqire e AP Brera .