Mbushen rrugët, rritet puna e bizneseve
“Ardhja e mërgimtarëve ka bërë që qytetit të Tetovës t’i rikthehet gjallëria. Mërgimtarët të cilët takuam thonë që vendlindja e tyre iu ka munguar. Por kaosit në komunikacion dhe mungesës së vendparkingjeve nuk i kanë shpëtuar as edhe kësaj here”, raporton nga tetova gazetarja e Klan M, Neal Sejfulla.
Qytetarët thonë se sa herë që vijnë, e gjejnë më të bukur vendlindjen e tyre.
– Prej Gjermanie, gati 1 javë.
– Na tregoni si e gjetet Tetovën?
– Ma e bukur nuk ka, si gjithmonë sa herë që vimë sa më e bukur duket. Pak me këtë komunikacionin është problem, por ia dalim.
– Jetojmë në Austri, shumë mirë, shumë mirë si vendlindje na ngreh shpirti për këtu.
– Kam ardhur gati 3, 4 ditë. Tetova duket shumë e mbushur me vetura të tregoj drejt. Sot dita e parë që kam dalur këtu sepse nuk jam mësuar shumë me rrëmujë, nuk ka parkingje, është pak problem.
– Kemi ardhur që një javë dhe do të rrimë deri në 15 janar, Tetovën e gjetëm shumë bukur…, Jeta është këtu nuk është në mërgim mërgimtarët vuajnë gjithnjë.
Fluksi i mërgimtarëve përveç se në komunikacion vërehet edhe nëpër tregjet. Shitësit thonë që me ardhjen e mërgimtarëve përfitimet janë më të mëdhja.
– Është më se fenomenale sepse ata janë një shtyrje ekonomike shumë e arsyeshme për popullatën e këtij vendi. Kemi edhe të mira materiale prej tyre.
– Po shkon, normal pak më mirë, tani ka më shumë lëvizje kanë ardhur gurbetçarët, është një dallim pak më shumë kur vijnë ata, nja 30 përqind është më shumë.
Mërgimtarët dhe festat e fund vitit e bëjnë Tetovën më të frekuentuar edhe gjatë mbrëmjeve./KlanMacedonia