Ndeshja e raundit të parë në Ligën e kampionëve mes kampionitt të Lituanis, Zhalgiris dhe kampionit të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum që do të zhvillohet më 11 korrik, në stadiumin LFF të Vilnusit. Ndërsa tani më janë publikuar edhe emrat e arbitave që do të ndajnë drejtësi. Kështu takimin Zhalgiris – Struga Trim Lum do ta drejtojnë treshi i arbitarve nga Azerbejxhani, me në krye Elchin Masiyev, me ndihmësit Elshad Abdullayev dhe Parvin Talibov. Arbiter 31 vjeçar Masiyev deri më tani ka ndarë drejtësi në tri ndeshje ndërkombëtare , edhe atë dy në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Konferencës dhe një tjetër në kuadër të grupeve të këtij kompeticioni.
Kujtomë se Struga Trim Lum vijon përgatitjet intensive pë ndeshjen e pare që do të zhvillohet më 11 korrik në Vilnus. Struganët që drejtohen nga trajneri Shpëtim Duro deri më tani kanë zhvilluar dy ndeshje kontrolluese me kampionin e Kosovës FC Ballkani më 23 qershor në Ohër (2-2) dhe me kampionin e Shqipërisë, KF Partizani në Pgradec, të premten (0-1) , ndërsa në plan kanë edhe një ndeshje me ekipin e Tiranës më 5 korrik në stadiumin Pogradecit. /KlanMacedonia/