Arbër Ademi: Nuk do të ketë shkarkime të drejtorëve dhe ministrave

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi para fillimit të mbledhjes së partisë në Reçicë të Vogël tha se nuk ka shkarkime në rend dite por do diskutohen çështjet që kanë përgjegjësi si parti.

”Jo në njoftim nuk kemi marrë në propozim të rendit ditës, shkarkime e gjëra të tilla. Kështu që adresojmë gjitha çështjet diskutojmë gjitha çështjet, përcaktojmë orientime që ta perfeksionojmë orientimin tonë, për arsye se BDI mban përgjegjësi të lartë dhe duhet të përgjigjemi në gjitha sfidat që përballemi” – tha deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.

Në pyetjen e hyrjes eventuale të ASH-së në Qeveri, Arbër Ademi u përgjigj se nuk e kanë diskutuar ende këtë çështje në parti. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share