Arbër Ademi akuzon opozitën shqiptare

Koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi e ka akuzuar opozitën shqiptare se me mos-votimin e Ligjit për Lojërat e fatit mbron interesat e VMRO-DPMNE-së. Në konferencë për mediat Ademi tha se për miratimin e këtij ligji është Lëvizja Anti-Bixhoz, ndërsa kundër ligjit janë vetëm Asociacioni i Kazinove dhe Bastoreve.

“Kush është kundër miratimit të këtij ligji. Është asociacioni i Kazinove dhe Bastoreve. Më thoni gjatë këtij mandati, përpos propozimit francez për të cilin janë organizuar protesta, për cilin ligj tjetër janë organizuar protesta. Janë organizuar protesta vetëm miratimit të këtij ligji për lojërat e këtij fati. Nga kush, nga mafia e kazinove dhe bastoreve. Në qoftë se shikojmë thellë dispozitat ligjore të këtij ligji, për amendamentet, më thoni ju si gazetarë, pse VMRO-DPMNE propozoi Amendament që distanca tëvogëlohjet nga 500 në 250 metra…. mua më vjen keq që e ashtuquajtura opozitë shqiptare është vendosur në shërbim të plotë të VMRO-DPMNBE-së dhe dalin këtu lexojnë kumtesa, konferenca të shtypit të cilat janë përgatitur kryekëput nga Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së”, tha Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share