MPB KONFIRMON RASTIN, LËNDA I ËSHTË PERCJELL PROKURORISË
Një fotografi e postuar me disa emra të njohur të politikës ka qenë shkak i kërcënimit me jetë ndaj një biznesmeni nga Gostivari nga ministri aktual I shëndetësisë dhe ish kryetar I Gostivarit Arben taravari.
Rastin për Klan Maqedoni e kanë konfirmuar nga MPB në Tetovë. Ata thanë se tani lënda I është dorëzuar Prokurorisëpublike.
“Më datë 26.09.2024, në ora 16:00, në SP Gostivar, personi J.I. (49) nga Gostivari ka raportuar se pas postimit të një fotografie në profilin e tij në rrjetin social, më datë 25.09.2024, të njëjtën ditë, rreth orës 23:15, nga një rrjet tjetër social, kishte pranuar një mesazh nga A.T., i cili ishte fshirë menjëherë. Sipas raportimit, më 26.09.2024, në ora 14:25, A.T. i kishte shkruar një mesazh dhe më pas e kishte telefonuar, duke u sjellë me arrogancë dhe duke e kërcënuar. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit,” thanë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.
Në një bisedë telefonike me personin e kërcnuar nga Taravari I njejti e ka konfirmuar për Klan MAQEDONI rastin, duke theksuar se, për shkak të kërcnimeve të mara për momentin nuk është i gatshëm për të folur para kamerës, por shkurtimisht sqaroi cfarë ka ndodhur:
“Jemi shumë të traumatizuar. Fillimisht më ka shkruar mesazhe në orët e vona, më pas i kishte fshirë, dhe në fund më lajmëroi në telefon, ku më kërcënoi me jetë, mua dhe familjen time. Po ashtu më kërcënoi se do ma mbyllë edhe kompaninë,” tha në bisedë telefonike 49 vjeçari i kërcnuar nga Taravari e që është nga Gostivari.
Për rastin në fjalë kërkuam qëndrim edhe nga ministri Taravari por nga kabineti I tij na thanë se ai do të kthehet nga udhëtimi zyrtar nesër dhe më pas do të kemi një përgjigje.
Taravari është zyrtar I parë që prosesuohet nga MPB si zyratr I cili ka kërcnuar person fizik për shkak të bindjeve të tij politike. Cfarë do të ndërmar prokuroria rreth rastit në fjalë mbetet të shofim. /tvklan.mk/