Sergio Ramos vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij. Qendërmbrojtësi spanjoll po kalon vitin e dytë në kryeqytetin francez, me kontratën me PSG-në që skadon në verën e këtij viti. Mungesa e një akordi të gjigantit francez me 37-vjeçarin e ka kthyer spanjollin në një objektiv konkret për shumë skuadra. Arabia Saudite duket se është destinacioni i së ardhmes për Ramos, me Al Hilal që tashmë ka bërë ofertën e parë zyrtare.
Në adresë të mbrojtësit ka mbërritur një kontratë prej 30 milionë eurosh në sezon. Shifra të përmirësuara ndjeshëm nga ajo që Ramos merr aktualisht në kryeqytetin francez. Ish-lojtari i Real Madrid merr 15 milionë euro nga PSG, teksa duket se këtë periudhë do e shfrytëzojë për të marrë kohën e duhur për të vendosur. Interes për qendërmbrojtësin ka shprehur edhe skuadra e tij e parë në karrierë, Sevilla, që synon rikthimin e Ramos në Andaluzi.
Klan News