Vlerësohet si investimi më i madh në histori
Qeveria saudite ka planifikuar të investojë 20 miliardë Dollarë në 7 vitet e ardhshme dhe deri në 2030, pritet që futbolli në një nga vendet më të nxehtë në botë të jetë zhvilluar aq sa për të konkurruar edhe me këtë sport në kontinentin e vjetër.
Investimi më i madh në historinë e sportit në vend është konsideruar si një mënyrë për të mbuluar një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut, por duket se kritikat nuk do ta pengojnë qeverinë saudite në qëllimin e saj.
Cristiano Ronaldo tashmë ndodhet në Arabinë Saudite, ashtu si Karim Benzema e shumë të tjerë dhe duket se paratë do të vazhdojnë të rrjedhin në ligën vendase të futbollit.
Përpjekja e Arabisë Saudite për të tërhequr lojtarët më të mirë në botë ka marrë një dimension të ri, pasi Fondi i Investimeve Publike të pasurisë sovrane mori pjesën më të madhe të aksioneve të pronësisë në katër nga klubet kryesore të vendit, duke përfshirë Al Nassr të Ronaldos.
Në dukje ky është hapi i parë drejt një “projekti privatizimi” që inkurajon organizatat e sektorit publik të investojnë në sport, me ekipet e futbollit një prioritet nën iniciativën e mbështetur nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.
Fondi i Investimeve të Arabisë Saudite tashmë menaxhon më shumë se 600 miliardë dollarë asete.
Ndryshe nga ekipet evropiane, klubet saudite nuk janë të detyruara nga rregullat e UEFA-s për shpenzimet, që do të thotë se nuk ka kufi për pagat që mund të ofrojnë për të joshur lojtarët kryesorë në Lindjen e Mesme.
Tv Klan