Apasievi sfidon Kovaçevskin dhe Mickoskin – do të garojë një njësinë e parë zgjedhore!

Edhe Kovaçevski dhe Mickoski garojnë në njësinë e parë

Lideri i “Levicës”, Dimitar Apasiev, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kandidohet në njësinë e parë zgjedhore.

“Taçe dhe Micko do të kandidohen në njëshin. Ja, t`i bëj të lumtur. Edhe unë do të kandidohem në njëshin” – ka shkruar Apasievi në Facebook.

Paraprakisht, lideri i LSDM-së dhe Kryeministri, Dimitar Kovacevski dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, njoftuan se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të kandidojnë në njësinë e parë zgjedhore.

Njësia e Parë Zgjedhore është një nga gjashtë njësitë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Kjo njësi përfshinë komuna të Qytetit të Shkupit dhe pjesë veriore dhe perëndimore të vendit, me rreth 300.000 votues.

Në zgjedhjet parlamentare në këtë njësi zgjedhen 20 deputetë në parlament.

Zgjedhjet parlamentare janë caktuar për më 8 maj 2024, në të njëjtën ditë me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Rrethi I parë I zgjedhjeve për president do të jetë më 24 prill. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share