Apasiev: Ministri i Jashtëm në këtë moment historik nuk guxon të jetë shqiptar

Meqë jemi shtet etnik, vijmë te një çështja thelbësore, Ministri i Jashtëm në këtë moment historik nuk guxon të jetë shqiptar, sepse për entitetin dhe identitetin maqedonas po negociohet.

Nuk do të thotë asgjë për të identiteti maqedonas nuk do të thotë asgjë për të. Nuk do të thotë asgjë për të, sepse ai është një secesionist.

Kështu e ka përfunduar fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, Dimitar Apasiev kryetari i partisë “E Majta”. Sipas tij, kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ëndërron për një shtet tjetër.

“Prandaj, çështja etnike duhet të mbetet në domenin e kombit etnik dominues, që është maqedonas. Prandaj Bizanti ka mbijetuar për 10 shekuj. Nuk mund të thuash se maqedonasit nuk mund të ndërhyjnë në çështjet kombëtare shqiptare, por ju mund t’i shisni pozicionet kombëtare maqedonase. Çështjet kombëtare maqedonase mund të negociohen vetëm nga maqedonasit”, përfundoi Apasiev.

Komentet Apasiev i ka bërë gjatë debatit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share