Apanazhet: Drejtësi ligjore apo abuzim me buxhetin e shtetit

Prej nga e meritonin këtë plaçkitje. Një punëtor me 45 vite stazh nuk mund të marrë një apanazh të tillë.

Ata duhet të kthehen në punën e tyre të mëparshme. Fatkeqësisht, një mandat i një deputeti është i barabartë me një jetë të një punëtori, keto jane disa nga komentet e qytetareve, te revolutar nga vendimi I Kuvedit që miratoi kërkesat për apanzah për funksioner zyrtat të qeverisë së kaluar, të cilët në 12 muajt e ardhshëm do të marrin pagë shtetërore prej 1500 deri në 2000 euro, varësisht nga pozita që kanë mbajtur. Naim Bajrami, një prej ish-funksionarëve që ka përfituar apanazh, argumenton se kjo është një të drejtë e parashikuar ligjërisht dhe nuk përfill asnjë rregull.

“Mandati im ishte pa skandale! Përveç rrogës mujore si zyrtar qeverie, asnjë përfitim tjetër nuk kam pasur nga detyra ime gjate periudhës së detyrës. Personalisht gjatë jetës sime kam punuar në sektorin privat, dhe me angazhimin tim në sektorin privat i kam paguar shtetit me mijëra euro tatime, pastaj sa i përket apanazhit është diçka që e parasheh ligji dhe asnjë shkelje këtu nuk ka. Bëhet fjalë për periudhë 3 mujore dhe jo 1 vjeçare siç u raportua nga disa media më herët, që pastaj të kthehem përsëri në sektorin privat dhe të vazhdoj aktivitetin tim ekonomik” – tha Naim Bajrami – ish-ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Arsyetimi gati se I njejtë ishte dhe nga ana e ish deputetit Bojan Mariqiç, përshkruan arsyetimin e tij për të përfituar apanazh.

Duke pasur parasysh që shtatë vjet më parë u largova nga organizata ku isha i punësuar në mënyrë të përhershme nuk kam punë në pritje.. Për këtë arsye kam shfrytëzuar mundësinë ligjore për të kërkuar apanazh në përputhje me të drejtat e përcaktuara me ligj të ish-zyrtarëve, tha Bojan Mariqiç.

Për dallim prej tyre, ish-ministrat si Bujar Osmani, Artan Grubi, Sllavica Grkovska, Risto Penov, Azir Aliu dhe Kaja Shukova nuk do të kërkojnë apanazh. Ata do të kthehen në punët e tyre të mëparshme. Kundër kë saj praktike së apanzhit janë shprehur vetëm nga partija e MAJTA, duke e cilësuar atë si një formë të Kuvendit kundër interesave të qytetarëve dhe në favor të elitave politike. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share