TAKIM I LIDERËVE KUSHTUAR PLANIT PËR RRITJE TË KE-së PËR BALLKANIN PERËNDIMOR
Qeveria ka anuluar ngjarjen me rastin e fillimit të masave për “Qasje të liri deri te tregu i punës në vendet e Ballkanit të Hapur”.
Anulimi siç përcjell KlanM njoftimin nga Qeveria, bëhet deri në momentin kur tërësisht do të mundësohen kushtet teknike për implementimin e masave në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, individualisht.
Njoftimi, sic njofton KlanM, u është dërguar gazetarëve të akredituar për ngjarjen e sotme që duhej të fillonte në ora 16.00.
Në sqarimin nga Qeveria thuhet se aktualisht janë harmonizuar protokollet lidhur me kushtet për qasje të lirë në tregje si dhe skemat e identifikimit elektronik, kurse ekipet teknike në secilin vend ndërmarrin veprimet e duhura përfundimtare.
“Koordinimi dhe testet teknike të javës së kaluar, ndonëse fillimisht me rezultate pozitive, treguan se duhet kohë shtesë për testimin dhe vendosjen e shërbimeve në sistemet e të tre vendeve, në mënyrë që ato të bëhen publike, për të gjithë qytetarët në të njëjtën kohë. Institucionet të cilat janë kompetente për implementimin, në mënyrë aktive punojnë në testime plotësuese dhe harmonizim të sistemeve, duke patur parasysh, vlefshmërinë, nevojat dhe përfitimet e qytetarëve”, thonë nga Qeveria.
Por, në Shkup, sic njofton KlanM, pasdite ka mbërritur diplomati amerikan Xhejms O`Brajan – Shefi i Departamentit për koordinimin e sanksioneve pranë DASH-it dhe Ndihmës Sekretar Shtetëror për Evropë dhe Euroazi.
Diplomati amerikan Xhejms O`Brajan është pjesë e delegacionit të partnerëve strategjik të vendit që do të marrin pjesë në takimin e liderëve kushtuar Planit për rritje të KE-së për Ballkanin Perëndimor, nikoqir I të cilës është Qeveria e RMV-së.
Ne kete takim përveç liderëve të Ballkani Perëndimor, sic njofton KlanM, merr pjese edhe Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së KE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Kopman, përfaqësues të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, CEFTA dhe Forumit të Investimeve të Perëndimit Oda e Ballkanit, USAID, si dhe disa institucione financiare ndërkombëtare./KlanMacedonia