Anulohet fluturimi i sotëm që pritej të sillte shtetas shqiptarë nga Izraeli

Është anuluar fluturimi i cili pritej të sillte këtë paradite shtetas shqiptarë nga Izraeli. Kështu raporton gazetari i Klan News Maksi Rama nga aeroporti i Rinasit.

“Ambasada jonë në Izrael bëri me dije se do vinin grupe të tjera nga Izraeli, shqiptarë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe nga rajoni. Pritej që sot në orën 10:00 të kryhej ky fluturim nga Tel Aviv, kjo prej situatës së krijuar atje në aeroport. Me bisedimet tona me autoritetet në Rinas, shumica e fluturimeve në aeroportin “Ben Gurion” kanë një anulim të minutave të fundit, kjo për shkaqe sigurie”, raportoi Rama.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme mbërritën në vend 40 shqiptarë të cilët jetonin e punonin në Izrael, mes të cilëve edhe shtetas nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Ata u pritën nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Sipas Ministrisë, këto ditë do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe me ministritë simotra të vendeve të rajonit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

Në Izrael tashmë është shpallur gjendje lufte./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share