Antikorrupsioni: Vendimi për Hristovskin në bazë të procesverbalit të inspektimit!

DREJTORI I ASK-së DHE KONFLIKTI INTERESIT

Antikorrupsioni si institucion gjatë shqyrtimit të lëndëve, konstaton faktet përmes informacioneve që i marrim nga institucione tjera kompetente dhe gjatë miratimit të vendimeve veprojmë kryesisht në suaza të kompetencave ligjore – thonë nga Komisioni Antikorrupsion.

Lidhur me lëndën për Drejtorin e ASK-së dhe diplomën e kontestuar të fakultetit, sipas Antikorrupsionit, institucioni kompetenet është Inspektorati Shtetëror i Arsimit, ku vendimi është marrë në bazë të procesverbalit nga mbikqyrja e zbatuar inspektuese.

Antikorrupsioni thotë se nuk ka kompetenca për të marrë veprime hetuese lidhur me besueshmërinë e certifikatës për njohjen e gjuhëve të huaja.

Lidhur me anëtaren e Komisionit, Cveta Ristovska, nga Antikorrupsioni thonë se bashkëpunimi I saj me Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment – Shkup, ka qenë në nivel të mysafires – ligjëruese dhe se asnjëherë s`ka qenë për kompensime financiare. “Vlerësojmë se nuk ekziston asnjë konflikt interesi për shkak se s`ka lidhshmëri me universitetin e lartëpërmendur” – thuhet në komunikatën e Komisionit Antikorrupsion. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share